Menaxheri kërcënon keq Mozzik dhe Getinjon: I mora nga 0, do t'i bëj shembull mes artistëve


Mozzik dhe Getinjo kanë lajmëruar largimin dhe prishjen e kontratës me labelin "OnRecords". Rreth një orë më parë ishte Mozzik ai që lajmëroi ndryshimin e madh pa dhënë shumë detaje në lidhje me këtë prishje, ndërsa bëri me dije se këngët e tyre ishin fshirë nga YouTube.


Mozzik lajmëron:



Njerëz të dashur, deshtem me ju informu qe une Mozzik dhe vellau im Getinjo nuk jemi me pjese e OnRecords. Kenget tona jane fshi nga kompania ne fjale, i falemnderojme per punen e perbashket gjate ketyre viteve. Vlrea jone nuk do te shuhet asnjehere, do te shihemi seshpejti me kenge te reja. Ju duam! 2Brothaz".


Ndërkaq, i pyetur në lidhje me këtë ndryshim drastik nga Lajmi.net, ka qenë vetë Mehmet Elshani, tashmë ish-menaxher i djemve, ai që ka rritur tonet dhe ka deklaruar hapur se do ta çojë çështjen në gjyq.


Duke u shprehur se kompania e tij ka investuar mijëra euro për këta dy djem të rinj që i morën nga 0 dhe i rritën, Elshani deklaron që do t'i bëjë shembull mes artistëve që nuk respektojnë kontratat.



Reagimi i tij i plotë:

Persona që nga 0 i kemi bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kanë vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga OnRecords, por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontratë të nënshkruar me ketë kompani, sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht që kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë, dhe do të përballen me gjyqin e percaktuar në këtë kontratë. Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdjësimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë. Nuk janë këto pazare investo ti në mua qindra mija euro dhe tash u bëra i famshëm tung klm jo jo , por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikshmëri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zërin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrierën e tyre".






57-vjeçari David Allen Turpin dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare, Louise Anna Turpin, janë arrestuar


Një këngëtar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në prag të një koncerti në Itali. Në pranga ka rënë Ëngjëll Krifa,


Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin

Comments